Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

EMRI/ Përndiqte vazhdimisht 4 vajza të mitura, pranga 41 vjeçarit në Tiranë. Procedohet në gjendje të lirë një tjetër

schedule16:14 - 1 Shkurt, 2025

schedule 16:14 - 1 Shkurt, 2025

Një shtetas 41 vjeçar është vënë në pranga nga efektivët e Komisariatit Nr. 5 në kryeqytet pasi ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme 4 shtetase të mitura. Ky shtetas, banues në Fushë- Krujë, gjatë arrestimit ishte i shoqëruar me një 35 vjeçar i cili është proceduar në gjendje të lirë. I arrestuari është identifikuar si Indrit Koçi.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 arrestuan në flagrancë shtetasin I. K., 41 vjeç, banues në Fushë-Krujë, pasi ka përndjekur në menyrë të vazhdueshme 4 shtetase të mitura. Në vijim të veprimeve është proceduar në gjendje të lirë edhe shtetasi F. K, 35 vjeç, pasagjer në automjetin me të cilën lëvizte 41-vjeçari i arrestuar, i cili përndiqte shtetaset e mitura.”

/ abcnews.al



 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!