Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Endrit Rustemi ka picerinë më të famshme në Brescia/ Pica napolitane e shqiptarit “pushton” Brescian dhe zemrat e italianëve

schedule09:38 - 21 Janar, 2025

schedule 09:38 - 21 Janar, 2025

Endrit Rustemi një ndër picierët më të njohur në Itali, në një intervistë të veçantë në “ABC e Mëngjesit” në ABC News, foli për rrugëtimin e tij në Itali.

Gjatë intervistës, ai tregoi edhe vështirësitë e këtij rrugëtimin, ndërsa u shpreh se për tre muaj ka qëndruar në një stacion treni.

Por sot ai është një nga picierët më të njohur, dhe pica napolitane e Endrit Rustemi “pushton” Brescian dhe zemrat e italianëve.



“Nga 2001 jam vendosur në Itali. Për 3 muaj kemi qëndruar në një stacion treni. Pas tetë vitesh në një komunitet për të mitur, puna e parë ishte në një piceri në moshën 17-vjeçare”, tregoi ai.

Ndërkohë prestigjioze italiane TGCOM24 i ka kushtuar një artikull të veçantë picierit shqiptar.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!