Lautaro Martinez shënoi dy herë në pjesën e parë dhe i dhuroi avantazhin e dyfishtë Interit në ndeshjen që po luan kundër Spal. Miqtë kanë reaguar në franksionin e dytë të lojës dhe kanë shkurtuar rezultatin.
Mattia Valoti është autori i golit për ekipin e Etrit Berishës në minutën e 50-të. Inkursion shumë i bukur i mesfushori italian, driblim i disa lojtarëve zikaltër dhe diagonale e pakapshme për kapitenin Handanovic. Fitorja e sotme e dërgon Interin në krye dhe ekipi i Antonio Contes nuk dëshiron ta humbasë këtë mundësi.
Në të njëjtë kohë po luhen edhe ndeshjet Lazio-Udinese dhe Parma-Milan. Bardhekaltrit kryesojnë 3-0 në duelin e “Olimpicos”, ndërsa sfida tjetër nuk është zhbllokuar ende. /abcnews.al