Atalanta ishte ekipi i fundit që kishte arritur t’i merrte pikë Juventusit në Torino në kampionat (1-1 me 19 maj). Bardhezinjtë nuk shkuan më shumë se një barazim 2-2 përballë Sassuolos dhe mund t’i dorëzojnë vendin e parë Interit, nëse zikaltrit mposhtin Spalin.
Leonardo Bonucci zhbllokoi shifrat me një goditje të saktë nga jashtë zone në minutën e 20-të, por ekipi mik barazoi pas dy minutash. Jeremie Boga kombinoi bukur me Caputon dhe realizoi një gol të mrekullueshëm, duke surprizuar Buffon.
Sassuolo realizoi sërish në fillim të pjesës së dytë. Francesco Caputo përfitoi nga gabimet e De Ligt dhe Buffon, dhe kaloi ekipin e tij në avantazh. Juventus nisi sulmet për të shmangur humbjen dhe ia doli të gjente golin e barazimit.
Cristiano Ronaldo ktheu në gol një penallti në minutën e 67-të por vetëm kaq. Ndeshja nuk prodhoi më gola dhe të dy skuadrat ndanë nga një pikë. Barazimi i dytë në kampionat për “Zonjën e Vjetër” dhe 36 pikë të grumbulluara, ndërsa Sassuolo renditet e 12-ta me 14 pikë. /abcnews.al
Juventus – Sassuolo 2-2
(Bonucci 20′, Ronaldo (pen) 67′ / Boga 22′, Caputo 47′)