Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Linja nënujore Shqipëri- Itali/ Shushku: Sfidë, krijimi i një tregu rajonal energjitik

schedule20:50 - 17 Janar, 2025

schedule 20:50 - 17 Janar, 2025

Drejtorja e bordit AREA, Anita Shushku u shpreh për programin ‘ Sheshi i Dollarit’ se e ardhmja do të jetë tregu rajonal dhe është sfidë krijimi i tij. Sipas saj, paralel duhet të jetë edhe siguria juridike e investimeve, të cilat nuk duhet të preken nga tarifa të reja lokale dhe qendrore,

“Prodhuesit e shohin me shume interes cdo lloj investimi për rritje kapacitetesh apo për përmirësim  të tregut të energjisë. Me mbarimin e periudhës 15 vjecare, kompanitë do të dalin në treg të lirë. Mendoj që tani e vetmja zgjedhje për përmirësimin e tregut të lirë është një treg rajonal sepse Shqipëria është një vend i vogël dhe nuk ka një dinamikë, një kërkesë të madhe konsumi.

Po bëhet një vit që është themeluar bursa e Shqipërisë dhe aty 10 % e tregut të energjisë lëvrohet. Po bëhen përpjekje dhe e ardhmja do jetë një treg rajonal. Tregu i Italisë na çon direkt në Evropë. Në këto 15 vite investimet kanë ecur me hapa galopant.



Rreth 2 viteve të fundit janë instaluar 327 fotovoltaik. Duhet kaluar patjetër në investime për të përmirësuar shpërndarjen dhe transmetimin, kjo do të bëntë që e gjithë kjo energji që prodhohet të perthithet e gjitha. Kemi humbje rreth 20% dhe duhet të punohet që të ulen. Do të jetë një vlerë e shtuar për ekonominë shqiptare, duhet të eci dhe siguria juridike e investimeve. Nëse bëhen sot nuk duhet të preken nga tarfia të reja lokale dhe qendrore.” / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!