Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Netanyahu: Pengjet e para mund të lirohen të dielën nëse miratohet marrëveshja

schedule11:12 - 17 Janar, 2025

schedule 11:12 - 17 Janar, 2025

Pengjet e para mund të lirohen të dielën, sipas zyrës së kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu. Kjo mund të ndodhë nëse marrëveshja e armëpushimit miratohet sot nga kabineti i sigurisë së Izraelit.

Në një deklaratë nga zyra e Netanyahu thuhet: “Me miratimin e kabinetit dhe qeverisë dhe hyrjes në fuqi të marrëveshjes – lirimi i pengjeve mund të realizohet sipas planit të planifikuar, në të cilin pritet të lirohen pengjet të dielën”.

Një zyrtar izraelit tha për NBC News se kabineti izraelit i sigurisë ishte planifikuar të mblidhej në orën 10:15 me orën lokale./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!