Inaugurimi i Trump, Bolsonaro kërkon leje për t’u larguar nga Brazili

schedule16:16 - 14 Janar, 2025

schedule 16:16 - 14 Janar, 2025

Avokatët e ish-presidentit të Brazilit, Jair Bolsonaro, njoftuan se ai është i ftuar në inaugurimin e presidentit të sapozgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, që do të mbahet më 20 janar, si dhe në Ballin Inaugurues Hispanik, të planifikuar për 18 janar.

Mbrojtja e Bolsonaro depozitoi një kërkesë në Gjykatën Supreme Federale, duke kërkuar leje që ish-presidenti të largohej nga Brazili dhe të merrte pjesë në ngjarje, nga 17 deri më 22 janar. Bolsonaro ka nevojë për miratimin e gjykatës sepse pasaporta e tij u konfiskua nga policia federale në shkurt të vitit 2024 gjatë një hetimi për tentativën për grusht shteti.

Ndërkohë, organizatorët kanë konfirmuar se në inaugurim do të jetë edhe presidenti i Argjentinës, Javier Millay. Çmimi i biletës për Ballin Hispanik është 245 euro dhe do të mbahet në një hotel në Uashington. Javën e kaluar, Bolsonaro kërkoi nga gjykata kthimin e pasaportës së tij dhe lejen për t’u larguar nga vendi për të marrë pjesë në inaugurim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!