Autoritetet shëndetësore të Kinës deklaruan të enjten se kishin zbuluar një varianti të ri të mutuar të virusit MPOX, nënvariantin Ib, ndërkohë që infeksioni viral po përhapej në më shumë shtete pas shpalljes së emergjencës shëndetësore globale nga Organizata Botërore e Shëndetësisë vitin e kaluar.
Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Kinë njoftoi se kishte zbuluar një shpërthim të izoluar të nënvariantit Ib, i cili nisi me infektimin e një të huaji që kishte një histori udhëtimi dhe qëndrimi në Republikën Demokratike të Kongos.
Autoritetet njoftuan në një deklaratë se katër persona, të cilët kishin pasur kontakt të ngushtë me pacientin, ishin gjetur të infektuar me këtë nënvariant dhe po shfaqnin simptoma relativisht të lehta si skuqje dhe flluska në lëkurë. / abcnews.al