Hyn në fuqi ligji në Kosovë, makinat më të vjetra se 10 vjet nuk mund të zhdoganohen

schedule23:03 - 8 Janar, 2025

schedule 23:03 - 8 Janar, 2025

Nga 1 janar 2025, qytetarët e Kosovës nuk mund të zhdoganojnë automjetet më të vjetra se viti i prodhimit 2015. Me Ligjin për Automjete që ishte miratuar në Kuvendin e Kosovës, thuhet qartë se veturat që janë më të vjetra se 10 vjet nuk mund të importohen.

Në Kosovë nuk mund të importohen vetura më të vjetra se 10 vjet. Në Kosovë nuk mund të importohen vetura që nuk e plotësojnë standardin Euro katër”, thuhet në nenin 44 të Ligjit për Automjete. Gjithashtu, ligji parasheh që mjetet rrugore që importohen në Kosovë duhet të kenë certifikatë të konformitetit për vetura të reja dhe dëshmi të origjinës dhe pronësisë së mjetit ose pjesëve të veçanta të instaluara.

Qëllimi i këtij ligji është përcaktimi i kushteve bazë të pajisjeve dhe instalimeve, të cilat duhet t’i ketë mjeti, dimensioni, masa më e madhe e lejuar dhe ngarkesa boshtore e mjetit, si edhe kushtet të cilat duhet t’i plotësojë mjeti në trafik, kushtet për importim, homologimin e tipit të mjetit, pjesës përbërëse, njësisë së pavarur teknike, kontrollimin teknik të automjeteve, kontrollimi i rregullsisë teknike në rrugë, regjistrimin e automjeteve, automjetet të cilat kanë dalë prej përdorimit, si dhe çështjet tjera lidhur me to”, thuhet në Ligjin për Automjete.

Të dhënat zyrtare tregojnë se në Kosovë qarkullojnë afro 500 mijë vetura të regjistruara, ku mesatarja e vjetërsisë së tyre që qarkullojnë në Kosovë është 18 vjet. Mbi 144 mijë prej tyre janë nga Gjermania dhe i përkasin markës Wolkswagen. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!