Të paktën 31 palestinezë janë vrarë nga sulmet izraelite në orët e fundit në Rripin e Gazës, tha zëdhënësi i shërbimit të mbrojtjes civile të enklavës, Mahmoud Basal.
Avionët luftarakë izraelitë goditën një shtëpi në lagjen Zeitoun, në jug të qytetit të Gazës, duke vrarë pesë palestinezë dhe duke plagosur gjashtë të tjerë, tha Basal. Shtatë palestinezë, duke përfshirë gra dhe fëmijë, u vranë në granatimet e një shtëpie në Khan Younis (në jug). Në të njëjtin qytet, tre anëtarë të së njëjtës familje u vranë në një sulm ajror izraelit, tha ai.
Avionët luftarakë izraelitë më pas goditën një kamp refugjatësh në zonën Mawasi, në perëndim të Khan Yunis, duke vrarë një grua dhe katër fëmijë, tha Mahmoud Basal. Pak më tutje, një avion izraelit goditi një automjet, duke vrarë dy pasagjerët.
Në qytetin Deir al-Bala, në pjesën qendrore të enklavës, tre anëtarë të së njëjtës familje u vranë në një bombardim izraelit. Pesë të vdekur ishin bilanci i një sulmi ajror në Jabalia (në veri)./abcnews.al