Arabia Saudite po përjeton shira të rrëmbyeshëm të paprecedentë dhe përmbytje të rënda që përfshinë rrugët dhe lagjet në disa qytete në mbarë mbretërinë.
Dje, Qendra Kombëtare për Meteorologji lëshoi alarme paralajmëruese me nivele të ndryshme në të gjithë mbretërinë, duke përfshirë alarmin e lartë të kuq në qytetet e shenjta Mekë dhe Medine në Arabinë Perëndimore, si dhe në zonat e rajonit lindor.
Kryeqyteti Riad në Arabinë Saudite qendrore dhe provincat jugperëndimore Aseer dhe Jazan gjithashtu u alarmuan nga një nivel më i ulët portokalli i ashpërsisë, por gjithsesi njerëzve iu kërkua të qëndrojnë vigjilentë mes reshjeve të parashikuara.
Autoritetet e shpëtimit të mbretërisë, duke përfshirë Autoritetin e Gjysmëhënës së Kuqe, rritën gatishmërinë e tyre në përgjigje të paralajmërimeve të shirave të dendur.
Sipas Agjencisë Saudite të Shtypit, Gjysmëhëna e Kuqe konfirmoi gatishmërinë e plotë operacionale për ekipet e saj të shpëtimit për të siguruar shërbim të pandërprerë të ambulancës dhe ndërhyrje të shpejta.
Autoritetet saudite gjithashtu paralajmëruan qytetarët që të qëndrojnë të kujdesshëm dhe të ndjekin udhëzimet e sigurisë, veçanërisht në zonat që u paralajmëruan nga alarmet e nivelit të lartë.
Shërbimi i Mbrojtjes Civile u bëri thirrje njerëzve të qëndrojnë larg luginave, zonave fushore dhe zonave ku mund të grumbullohen ujërat e reshjeve.
Videot në llogaritë e mediave sociale dokumentuan shtrirjen e përmbytjeve me rritjen e nivelit të ujit, përmbytjet e makinave në rrugë, si dhe me ndërtesat në ujë për shkak të reshjeve të mëdha dhe stuhive.