Zëvendës ministrja Olta Manjani u ndal tek një çështje me interes për shumicën e emigrantëve shqiptar të cilët kanë kontribuar në një vend të BE me të cilët shteti shqiptar nuk ka pasur marrëveshje, por zhvendosen në një shtet të tretë ku ekziston një marrëveshje dypalëshe me qeverinë tonë.
Manjani u shpreh se vitet e kontributeve do të njihen sipas marrëveshjeve në fuqi me vendin e tretë.
“ Ky është një prej arsyeve kryesore pse jemi të motivuar për të rritur marrëveshjet me të gjitha ato vende ku shtetasit shqiptarë kanë emigruar. Nëse një shtetas ka qenë emigrant dhe ka derdhur kontributet në skemën shoqërore të Greqisë dhe kanë emigruar në vende të treta, për shembull në Gjermani, ku ne kemi një marrëveshje dy palëshe, atyre u lind e drejta të kërkojnë vitet e kontribuara kundrejt skemës së kontributeve të greqisë me këtë vend të tretë ku ne kemi marrëveshje. Nëse ne nuk kemi një marrëveshje me një shtet të BE ku shqiptarët kanë punuar dhe jetuar, por vendosin të jetojnë në një vend tjetër si për shembull shteti gjerman ku ne kemi marrëveshje, atëherë ata kanë të drejtë për të përfituar vitet e tyre të punës sipas kontributeve.” / abcnews.al

