SHQIPËRI- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe bashkëshortja e tij, Linda Rama, organizuan një aktivitet të veçantë me fëmijët dhe prindërit, të cilët punonjës në Kryeministri, për festat e fundvitit.
Çifti Rama kaloi disa momente festive së bashku me fëmijët, duke u ofruar atyre një atmosferë plot surpriza.
“Videokartolinë fëmijësh e prindërish të skuadrës së kryeministrisë”, shkruan Rama përbri videos.
Kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij shpërndan dhurata për fëmijët duke krijuar një ditë ndryshe në kryeministri./abcnews.al