Prej mëngjesit të së hënës, reshjet e shiut kanë qenë prezente në Lezhë dhe janë intensifikuar gjate pasdites.
Si pasojë e kësaj situate, në disa segmente ka pasur prezencë uji në trupin e rrugës dhe në aksident drejt Shëngjinit. Kjo ka krijuar trafik në rrugë dhe vështirësi në lëvizjen e mjeteve.
Për të normalizuar situatën, nëpër segmentet me trafik janë vendosur efektivë të Policisë Rrugore dhe asaj të rendit, pavarësisht shiut që vazhdon të bjerë.
Si pasoje e motit me shi dhe erë, është ndaluar edhe dalja e mjeteve të vogla të peshkimit në det, pasi dallgëzimi është i lartë dhe përbën rrezik për lundrim./abcnews.al