Studentët në Beograd kanë dalë në protesta për shembjen e strehës së stacionit të trenit në Novi Sad ku humbën jetën 15 persona.
Rrugët pranë sheshit Slavija në qendër të Beogradit u mbyllën për qarkullimin e automjeteve, teksa mijëra njerëz u mblodhën për të protestuar.
bashkë me studentët, në rrugë dolën edhe fermerë, aktorë dhe mesues.
para fillimit të demonstratës u mbajtën 15 minuta heshtje për viktimat e tragjedisë së stacionit të trenit.
Të tjerë protestues ndezën dritat e celularëve dhe i mbajtën lart.
Organizatorët kërkuan gjithashtu nga Qeveria t’i gjejë dhe t’i ndjekë penalisht të dyshuarit që sulmuan demonstruesit gjatë protestave që përshkuan Serbinë në ditët pas shembjes së strehës.
një nga kërkesat e tjera të tyre ishte edhe lirimi I aktivistëve që u ndaluan gjatë protestave të mëparshme dhe rrëzimin e akuzave ndaj tyre.
Serbët kanë protestuar vazhdimisht për aksidentin në Novi Sad. Studentët prej javësh kanë bllokuar edhe faktultetet, teksa shkollat dhe universitetet do të mbyllen një javë para për pushimeve për shkak të protestave.
Më shumë se 50 fakultete akademike në katër universitete shtetërore, zyrat e disa rektorëve të universiteteve dhe dhjetëra shkolla të mesme janë bllokuar në solidaritet me protestat.
Studentët gjithashtu kanë marrë pjesë në protesta ditore, duke e bllokuar trafikun për 15 minuta në qytete të ndryshme të Serbisë.
Aksidenti ndodhi pasi stacioni i trenit ishte rinovuar dy herë në vitet e fundit nga një marrëveshje e katër kompanive të udhëhequr nga Kina. Hekurudha e Serbisë tha se rinovimi nuk përfshinte strehen prej betoni, por disa ekspertë e kundërshtojnë këtë.
Prokuroria e Lartë Publike në Novi Sad njoftoi më 21 nëntor se 11 persona u arrestuan pasi u gjetën përgjegjës për shembjen.
Mes të arrestuarve ishin ish-ministri i Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës dhe ish-drejtoresha e Infrastrukturës Hekurudhore, Jelena Tanaskoviç.