Ishte padyshim një “perlë” e vërtetë.
Kristjan Asllani është kthyer me shumë klas në formacionin titullar të “Zikaltërve”, me “yllin” e Kombëtares “Kuqezi” që realizoi një gol “të magjishëm” më fitoren 2-0 që skuadra e tij arriti ndaj “Bardhezinjve” të Udinese, në fazën e 1/16-ve të Coppa Italia.
“Arkitekti” i mesfushës arriti të gjente rrugën e rrjetës nga goditja e këndit, duke realizuar kështu një gol shumë të rrallë në fundin e pjesës së parë, ndërsa vetëm pak minuta para Asllanit rrugën e rrjetës e kishte gjetur “bomberi” austriak Marko Arnautovic.
Falë këtij rezultati, siç theksuam edhe më sipër Inter kalon në çerekfinalet e Kupës së Italisë ku përballë do të keë “Shqiponjat” e Lazio. /i.m /abcnews.al