Drejtuesit e Arsenal e kanë humbur besimin te Unai Emery dhe shkarkimi i trajneri spanjoll është çështje kohe. Klubi anglez nuk dëshiron të veprojë pa gjetur pasuesin dhe nuk po nxitohet.
Të shumtë janë emrat që qarkullojnë për stolin e “Topçinjve” dhe Carlo Ancelotti është një prej tyre. Italiani pëlqehet shumë në Londrën Veriore. Trajneri italian ka folur për BT Sport rreth kësaj mundësie, duke mos i kursyer batutat.
“Unë tek Arsenali? Janë thjesht fjalë. I kam flokët e thinjura dhe kam mjaftueshëm eksperiencë për të kuptuar se bëhet fjalë vetëm për thashetheme. Unë do të vazhdoj të qëndroj te Napoli, kjo është tepër e qartë“, përfundon trajneri i njohur. /abcnews.al