Tragjedia shqiptare i prek të gjithë, reagojnë edhe Inter e Bayer Leverkusen

schedule19:13 - 28 Nëntor, 2019

schedule 19:13 - 28 Nëntor, 2019

Sot është 107-vjetori i pavarësisë së shtetit shqiptar, por askush nuk e ka mendjen për të festuar. Tragjedia e ndodhur nga tërmeti shkatërrues i ka prekur të gjithë dhe solidarizimi për popullin shqiptar është i madh.

Të fundit që kanë reaguar në lidhje me këtë situatë të vështirë janë klubet e Interit dhe Bayer Leverkusen. Zikaltrit kanë postuar në Twitter një foto të tifogrupit Inter Club Albania me një mesazh mbështetje sipër saj.

Në Shqipëri ka shumë tifozë të Interit, Mendimet tona janë afër atyre, njerëzve të tyre të dashur dhe gjithë popullit shqiptar në këto ditë vështirësie të mëdha“, shkruan klubi italian.

Bayer Leverkusen ka vendosur të urojë festën e pavarësisë. Klubi i “Aspirinave” ka postuar në Facebook, një foto të flamurit shqiptar me shkrimin “Dita e Flamurit” në të. “Mendimet tona janë me ju sot, Shqipëri“, shkruan klubi gjerman në postimin e bërë.

Postimi i klubit gjerman

 

Po ashtu edhe miqtë e Panathinaikos të klubit të basketbollit kanë ngritur pankarta në ndeshjen e zhvilluar ndaj Baskonisë, duke dërguar një mesazh solidariteti për popullin shqiptar të cilët kanë përjetuar momente të vështira dy ditët e fundit nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit.

“Dhimbja dhe solidariteti nuk njohin kufij. Kurajo popullit shqiptar”, shkruajnë ata në banderolën e tyre.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!