Shkencëtarja “e murosur” prej katër ditësh në 585 m nën tokë, mbeti e bllokuar në një shpellë gjatë ekspeditës

schedule08:41 - 18 Dhjetor, 2024

schedule 08:41 - 18 Dhjetor, 2024

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në labirintin e shpellave në Abbiso Bueno Fuento. Një shkencëtare që kishte shkuar për ekspeditë për të hartuar një degë të paeksploruar ra nga 500 metra lartësi dhe mbeti aty “e murosur” prej 4 ditësh.

I ftuar në emisionin “ABC e Mëngjesit”, profesori i asociuar Klodian Skrame tregoi se ajo ishte pjesë e një projekti prej 8 personash dhe ata i erdhën në ndihmë të parët.

Ai ka theksuar se shkencëtarja e ka pasion këtë veprimtari, prandaj nuk heq dorë dhe pas shumë incidentesh.

“Unë jam i bindur që ajo dhe pse e la më herët që do ta lë, por është një pasion i madh. Këto gjëra janë të sistemuara me ligj. Ekspertja ka shkuar pasi ka qenë pjesë e një projekti, është një punë. Ishte një shpëtim spektakolar. Imagjinoni jemi në 500 metra thellësi”, u shpreh ndër të tjera Skrame./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!