Astana ka arritur të përmbysë ndeshjen kundër Manchester United. Ekipi anglez kishte kaluar në avantazh në pjesën e parë me anë të Lingard, teksa kazakët kanë shënuar dy gola brenda 7 minutave.
Dmitri Shomko përfitoi nga një përgjumje e mbrojtjes dhe portierit anglez në minutën e 55-të, goditi saktë dhe dërgoi topin në rrjetë. Festë në stadium dhe vendasit morën zemër.
Shtatë minuta më vonë erdhi edhe goli i avantazhit. Më saktë një autogol pasi Di’Shon Bernard dërgoi topin në portën e tij. Astana kreu një kundërsulm të shpejtë dhe mbrojtësi 19-vjeçari ishte i pafat në devijimin e tij. /abcnews.al