Meningiti/ ISHP: Nuk ka raste të dyshuara. Por simptomat mund të shfaqen pas 4-10 ditësh

schedule16:04 - 16 Dhjetor, 2024

schedule 16:04 - 16 Dhjetor, 2024

Pas humbjes së jetës së 17 vjeçares nga Durrësi prej meningitit Institui i Shëndetit  Publik ka nisur hetimin epidemiologjik për të ndërprerë përhapjen e infeksionit.  Në të janë përfshirë rreth  100 persona  që kanë pasur kontakt me vajzën, nga familjarë, shokë  e deri tek mjekë që janë kujdesur për të dhe aktualisht autoritetet shëndetësore nuk kanë zbuluar të prekur të tjerë.  Situata do vijojë të mbahet nën kontroll pasi  sëmundja  mund të shfaqë shenja nga katër deri në dhjetë ditë pas  infektimit.

“Qendrat shëndetësore  të gjithë rajonin e Durrësit janë në gatishmëri, asnjë rast tjetër nuk kemi të evidentuar me gjendje febrile.  Neseria meningiti ka një periudhë inkubacioni nga 4 në 10 ditë. Profilaksia është  marrë dhe është  rekomanduar tek i gjithë zinxhiri që ka risk për transmetim.   Marrja e antibiotikëve  e kufizon transmetimin e infeksionit.”

Meningitet  sipas mjekëve prekin  kryesisht moshat nga 0 në 5 vjeç,  adoleshentët, të moshuarit apo personat me sëmundje kronike.  Disa mund ta bartin. Infektojnë,  por vetë  nuk shfaqin  shenja.  Ndërsa tek të tjerë nis si një virozë, por  mund të çojë deri në humbje jete si në rastin e 17 vjeçares nga Durrësi.

“Në rastin në fjalë forma ka qene fulimnante, brenda 12 orëve, në më pak se 12 orë ka shfaqur një klinikë agresive me të cilën ka humbur dhe jetën. Meningiti, prekje e cipave të trurit e meningjeve, sigurisht që jep një klinikë e cila fillon si një gjendje virale, me shenja të përgjithshme.  Më pas agravohet me stade të saj   duke filluar me dhimbje koke, temperaturë, ngurtësim i muskujve të qafës, gjendje septicemike kur  bakteri invadon qarkullimin e gjakut dhe të gjithë këto  elementë ndodhin në mënyrë shumë të shpejtë.”

Përhapet  pëmes  kontaktit të ngushtë me një person dhe sipas mjekëve   diagnoza  vendoset përmes testeve laboratorike.  Mjekët thonë se nuk ka vend për panik  dhe se në vendin tonë rastet kanë qenë sporadike.

“Mikroorganizmi qëndorn në pjesën nazofaringeale, në fyt dhe nazale, ka  individ qe e bartin e transmetojnë, por nuk shfaqin klinikë  dhe sigurisht mbartshmëria  bën të infektohen të tjerë kur jemi në një kontakt shumë të ngushtë  ose të zgjatur. 

Në mënyrë individuale askush se kupton.  Bëhet një punkison i palcës qe vendosin diagnozën.

Jemi në sezonin e dimrit, të virozave, kujdesi  higjenik, respirator, shenjat klinike nëse shfaqen duhet këshillim i mjekut. Janë sëmundje infektive të rralla, nuk duan panik, por janë serioze.”

Vaksina për meningitin në vendin tonë nuk është pjesë e kalendarit të detyrueshëm, por mund të gjendet në farmaci. Mjekët e sugjerojnë tek personat që  mund të udhëtojnë drejt shteteve ku sëmundja është endemike apo vende të mbipopulluara./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!