Izraeli vijon sulmet në Siri/ Qindra sulme ajrore që prej rënies së regjimit të Assad

schedule15:40 - 15 Dhjetor, 2024

schedule 15:40 - 15 Dhjetor, 2024

Izraeli ka sulmuar më shumë se 60 herë Sirinë thuajse brenda 5 orëve. Që nga 8 dhjetori kur ra regjimi bashar Al Assad, Tel Avivi ka ndërmarrë mbi 440 sulme ajrore nda Srisë.

Sipas tyre kjo është bërë për të shkatërruar tunelet në zonat malore, ku ndodhen depot e armëve. Objektivat përfshinin gjithashtu një aeroport ushtarak, sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut.

Trupat izraelite hynë menjëherë në lartësitë e Golanit pas rënies se regjimit të Assad dhe ministri izraelit i mbrojtjes urdhëroi ushtrinë të përgatitet për ta kaluar dimrin në këto zona malore.

Kombet e Bashkuara kanë akuzuar për një shkelje të marrëveshjes së shkëputjes së vitit 1974 midis Sirisë dhe Izraelit, që u arrit pas luftës izraelito-arabe.

Mes tensioneve me Izraelin, Turqia është shprehur e gatshme për të ofruar trajnime ushtarake nëse diçka e tillë i kërkohet nga Siria.

Ministri turk i mbrojtjes, Yasar Guler tha se qeverisë së re të Sirisë i duhet dhënë një shans, pasi ata kanë konfirmuar se do të respektojnë të gjitha instiutcionet e vendit dhe ato ndërkombëtare.

Turqia, anëtare e NATO-s, mbështeti rebelët sirianë që rrëzuan presidentin Bashar al-Assad dhe rihapi ambasadën e saj në Damask të shtunën, dy ditë pasi shefi i saj i inteligjencës vizitoi kryeqytetin sirian.

Që nga viti 2016, Turqia ka zhvilluar katër operacione ushtarake në zonat e Sirisë veriore, pasi ka perceptuar rreziqe për sigurinë e saj kombëtare.

Turqia vlerësohet të mbajë disa mijëra trupa në qytete duke përfshirë Afrin dhe Azez në veriperëndim të Sirisë./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!