Interi e ka nisur merkaton pa pritur afrimin e muajit janar. Klubi italian ka rikthyer Dejan Stankovic, ish-mesfushorin serb. 41-vjeçari u aktivizua për 9 sezone në Milanon zikaltër si futbollist, ndërsa tani do të kthehet në një rol drejtuesi.
Stankovic do t’i bashkohet stafit të sektorit të rinjve, aty ku do të ketë si detyrë rritjen e lojtarëve në aspektin teknik. “Interi ka qenë gjithmonë shtëpia ime e dytë. Jam krenar të rikthehem për të punuar te klubi ku kam dhënë gjithmonë maksimumin“, thekson ish-mesfushori zikaltër, teksa klubi i uron mirëseardhjen me anë të një postimi në rrjetet sociale. /abcnews.al