Kampioni i ri i shahut/ Indiani, Gukesh Dommajaru triumfon në finalen e Singaporit

schedule16:16 - 13 Dhjetor, 2024

schedule 16:16 - 13 Dhjetor, 2024

Kampioni i ri i botës në shah vjen nga India.

Gukesh Dommajaru hyri në histori si kampioni më i ri në historinë e këtij sporti. Shahisti 18 vjeçar fitoi në finalen e luajtur në Singapor, ndaj kampionit në fuqi Ding Liren.

Ky i fundit shihej si favorit absolut, por dorëzoi titullin pasi u mund 7.5 me 6.5 me pikë nga adoleshenti indian.

Gukesh arriti të përmbysë një sfidë të vështirë me lojë të shpejtë, kjo edhe falë një gabimi të rivalit të tij.

Vetë Gukesh e pranoi se kuptoi menjëherë lëvizjen e gabuar të kundërshtarit.

Sapo fitorja e tij u konfirmua, shahisti indian nuk i fshehu emocionet, nëdrsa dukshëm mosbesues për triumfin e tij shpërtheu në lot.

Gukesh Dommajaru vendosi rekordin si kampioni më i ri I botës në shah.

Po ashtu, ai është indiani i dytë në histori, që arrin këtë sukses pas Visuanatan Anand.

Titulli kampion bote i 18 vjeçarit është pritur me festime në Indi, ndërsa autoritet më të larta shtetërore të vendit nxituan të uronin fitoren e tij. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!