Spiegel: Dronë me origjinë të panjohur janë parë mbi bazën amerikanë Ramstein në Gjermani

schedule14:54 - 13 Dhjetor, 2024

schedule 14:54 - 13 Dhjetor, 2024

Dronë me origjinë të panjohur janë parë mbi objektet e ndjeshme industriale dhe bazën ajrore amerikane në Ramstein, Gjermani javët e fundit, raportoi Spiegel, duke cituar një raport konfidencial nga autoritetet gjermane të sigurisë.

Raporti tregon për prani të shumta të dronëve gjatë orëve të mbrëmjes së 3 dhe 4 dhjetorit mbi bazën ajrore amerikane, sipas Spiegel. Një burim sigurie i tha Reuters se raporti i dronëve mbi bazën Ramstein ishte i saktë.

Shefat e inteligjencës gjermane kanë paralajmëruar se mbështetja e Gjermanisë për Ukrainën në luftën e saj me Rusinë e bën atë një objektiv për tentativa të mundshme sabotimi.

Gazeta thotë gjithashtu se dronët u panë mbi vende që i përkisnin prodhuesit gjerman të armëve Rheinmetall dhe grupit kimik BASF, duke shtuar se as origjina e këtyre dronëve nuk është e qartë.

“Siguria e objekteve të BASF është prioriteti ynë më i lartë,” tha një zëdhënës i grupit në një deklaratë të dërguar me email. “Prandaj ne po monitorojmë vazhdimisht aktivitetet e dyshimta dhe po punojmë ngushtë me autoritetet përkatëse të sigurisë”, shtoi ai./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!