Pjanic: CR7 numri një, vetëm Juventusi s’ka pësuar humbje

schedule11:35 - 28 Nëntor, 2019

schedule 11:35 - 28 Nëntor, 2019

Miralem Pjanic e dëshiron shumë Champions League. Në fakt te bardhezinjtë e ëndërrojnë rikthimin e këtij trofeu në Torino. Mesfushori boshnjak beson se Juventusi e ka forcën për ta realizuar këtë objektiv. “Kemi dashur vendin e parë në grupin dhe e kemi arritur”, shprehet fillimisht Pjanic.

Në vazhdim ai shton: “Tani të shohim se kush do të bie në raundin tjetër. Kushdo që të jetë, ne do të përgatitemi për të. Juventusi është i vetmi klub në gjithë Europën që nuk ka humbur një ndeshje dhe ne i kemi fituar pothuajse të gjitha. Duam ta fitojmë këtë trofe”.

Pjanicc flet për vete, por edhe për Cristiano Ronaldon. “Jam duke u përgatitur mirë, kam pasur disa probleme muskulore pas ndeshjes me Lecce dhe tani jam ‘OK’. E njëjta gjë edhe për Cristiano Ronaldon.

Ka pasur disa dhimbje në gju, që e bezdisin. Ai është lojtari më i rëndësishëm që kemi. E ka treguar në mënyrë të vazhdueshme edhe kohët e fundit që mbetet numri një dhe ne nuk shqetësohemi për të”, ka përfunduar mesfushori. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!