Lideri i rebelëve të Sirisë, Mohammed al Golani ka thënë se do të ndëshkohet kushedo që ka qenë i përfshirë në torturimin ose vrasjen e të burgosurve gjatë regjimit të Bashas al Assad.
Ai tha se ata do të ndëshkohen jo vetëm në Siri, por qeveria e re do të kërkojë nga vendet e tjera që t’i dorëzojnë ata që janë larguar.
Gjatë sundimit të Assad mijëra njerëz u burgosën në Siri, shumë prej tyre u torturuan dhe të tjerë u ekzekutuan.
Pasi morën Damaskun, rebelët e Hayat Tahrir al Sham hapën burgjet siriane nga ku liruan të burgosurit, kryesisht nga vendi famëkeq Sednaya, i quajtur edhe thertorja e njerëzve.
Pjesa më e madhe e tyre ishin në gjendje të rëndë, të torturuar dhe disa nuk mbanin mend as emrin e tyre.
Një raport i vitit 2017 nga Amnesty International e quajti Saydnaya një “thertore”, duke dokumentuar abuzimin, përfshirë përdhunimin, torturën dhe ekzekutimet.
Njerëzit e burgosur shpesh ishin demonstrues, disidentë politikë, gazetarë, punonjës të ndihmës apo studentë. Burgu dyshohet se kishte krematoriumin e tij.
Siria ishte tashmë një shtet policor me një rrjet të gjerë burgjesh kur Assad pasoi babain e tij Hafez në vitin 2000.
Por kur protestat e përhapura kundër regjimit të tij gjithnjë e më jopopullor u filluan si pjesë e Pranverës Arabe në vitin 2011, burgjet e Asadit u bënë një nga mjetet e tij më brutale të shtypjes, duke përhapur frikë sa herë që kushdo që fliste kundër tij ose kërkonte ndryshim.
Bota po shikon me kujdes për të parë nëse sundimtarët e rinj të Sirisë mund ta stabilizojnë vendin pas një lufte civile 13-vjeçare të luftuar përgjatë vijave sektare dhe etnike që shkatërroi vendin.
Ndërkohë Kryeministri i ri i përkohshëm sirian, Mohamed al Bashir tha se synonte të kthente miliona refugjatë sirianë, të krijonte unitet dhe të ofronte shërbime bazë.