Rebelët sirianë pushtuan 80% të territorit të kontrolluar nga kurdët

schedule12:38 - 8 Dhjetor, 2024

schedule 12:38 - 8 Dhjetor, 2024

Luftëtarët sirianë të mbështetur nga Turqia kanë marrë mbi 80% të Manbixhit në Sirinë veriore dhe janë afër fitores kundër forcave kurde në rajon, tha një burim turk i sigurisë.

Beteja kundër YPG/PKK-së është shumë afër fitores. Operacionet ajrore dhe tokësore janë duke u zhvilluar për të nxjerrë Manbixhin nga duart e YPG/PKK-së”, tha burimi.

YPG (Njësitë e Mbrojtjes së Popullit) është milicia kurde siriane që ka kontrolluar Manbixhin prej vitesh. Ankaraja e konsideron atë një degë të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK)./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!