Pasioni i hershëm për pikturën/ Rrugëtimi i piktorit dhe mirënjohja ndaj mësuesit që i zbuloi talentin

schedule20:33 - 7 Dhjetor, 2024

schedule 20:33 - 7 Dhjetor, 2024

Është ekspozita e gjashtë personale në karrierën e tij si piktor…

Ilmi Halilaj, piktori kuksian, impresionohet dhe merr frymëzim nga natyra e vendlindjes dhe tablotë e tij, përmbajtjen kryesore e kanë nga peizazhet e Kukësit.

Pikturën e kishte pasion që në shkollën 8-vjeçare. Talenti i tij u vu re nga mësuesi i vizatimit, i cili ishte edhe shtysa kryesore për Ilmiun drejt rrugës së artit. Konkuroi në liceun artistik “Jordan Misja” të kryeqytetit. Thotë se nga shtatë konkurentë që kishin ardhur nga Kukësi, arriti të fitonte vetëm Ilmiu.

Vështirësitë e kohës ishin të shumta, por arriti t’i përballojë dhe të përfundojë shkollën, pas së cilës emërohet mësues në fshatrat e ndryshëm në Has e Kukës.

Më pas vijon punën në pallatin e Kulturës piktor dhe skenograf, ndërsa me hapjen e shkollës pedagogjike është rikthyer si mësues i artit pamor e që vazhdon sot e kësaj dite.

Për një piktor është vështirë të përballesh me sfidat e sotme, në kohën e komercializmit dhe teknologjisë gjithsesi Ilmiu i qëndron besnik pikturës tradicionale.

Ai thotë se ka shumë artdashës që lexojnë pikturën, e vlerësojnë dhe sigurisht dëshirojnë të kenë një tablo në shtëpi apo ambiente të tjera./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!