Vendimi për largimin e oficerit të sigurisë shqetësoi prindërit dhe komunitetin e shkollës “Jan Kukuzeli”. Ky veprim u pa si një cënim i sigurisë për fëmijët që studiojnë në shkollën e mesme artistike në qytetin e Durrësit.
Menjëherë pas reagimit të prindërve, Ministria e Arsimit riktheu në detyrë oficerën Sidorela Oshafi.
Oficerja u largua të enjten pasi shkolla nuk plotësonte numrin 80 të nxënësve që është kriter për pasjen e një oficeri, pasi aty ndodhen vetëm 79.
Në shkollën Jan Kukuzeli ka një strukturë të veçantë që përfshin tre cikle arsimore me nxënës nga mosha 7 deri në 18 vjeç.
Ky vendim u bë në një kohë kur siguria e shkollave është shndërruar në një prej çështjeve më të rëndësishme./abcnews.al