Këtë herë profesor Sazan Guri në bashkëpunim me autorin Vullnet Xhango janë ndalur te alfabeti shqip. Ata të ftuar në emisionin “ABC e Mëngjesit”, kanë deklaruar se rrjedhja e shqipes vjen nga hieroglifet, shkrimet kunjiform deri tek alfabeti pellzag.
Sipas profesorëve, ky fakt ka dal në Kongresin e parë zyrtar të Korroalianos dhe u sanksionua edhe në Kongresin e Manastirit.
“Lidhja është te gjuha. Ne jemi të gjithë shqiptar dhe flasim një gjuhë. Unë u mora fillimisht me alfabetin e Dhaskal Todrit, që është një tabel. Mendoj që nga alfabeti pellazgishtes vijnë të gjitha.
Unë dhe Sazani që kemi punuar në naftë bazohemi në korelimin e gjërave, ndarjen në dy pjesë, prandaj janë dy tabela.
Mendimi im është që këta studiuesit voskopojan, kanë qenë aty ku ishte Kostandinopoja, dhe kanë gërmuar të gjitha arshivat. Ata u detyruan të iknin nga Kostandinopoja dhe erdhën në Manastir”, u shpreh Xhango./abcnews.al