Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

SHBA: Largimi i mundshëm i Rumanisë nga aleatët perëndimorë do të kishte pasoja të rënda negative

schedule08:06 - 5 Dhjetor, 2024

schedule 08:06 - 5 Dhjetor, 2024

Diplomacia amerikane e ka paralajmëruar Rumaninë kundër “pasojave serioze negative” të largimit të saj eventual nga aleatët perëndimorë. Paralajmërimi erdhi pasi kandidati nacionalist Calin Georgescu ka avantazhin pas raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale.

“Përparimi i arritur me punë të palodhur nga Rumania pas anëtarësimit në komunitetin transatlantik nuk mund të kthehet mbrapsht nga aktorët e huaj që kërkojnë të transformojnë politikën e saj të jashtme duke e distancuar vendin nga aleancat e saj perëndimore, theksoi ​​​​zëdhënësi i DASH, Mattheë Miller, duke iu referuar pretendimeve për një fushatë dixhitale nga Rusia, me synimin për të ndikuar në rezultatin zgjedhor.

Komisioni Qendror Zgjedhor i Rumanisë nisi disa ditë më parë rinumërimin e të gjitha votave të hedhura në rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, pas akuzave se fituesi Calin Georgescu, e përdori TikTok-un jashtëligjshëm për t’i dhënë hov fushatës së tij.



Gjykata Kushtetuese e vendit urdhëroi rinumërimin e votave më 28 nëntor, pasi zyrtarë nga Këshilli Suprem i Mbrojtjes Kombëtare kërkoi nga autoritetet të ndërmarrin hapa “urgjentë”, duke thënë se platforma në rrjetet sociale i mundësoi “trajtim të veçantë” Georgescut./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!