VIDEO/ Vangjush Dako në SPAK, do të merret në pyetje për dosjen e ish deputetit Jurgis Çyrbja

schedule12:38 - 2 Dhjetor, 2024

schedule 12:38 - 2 Dhjetor, 2024

Ish kryetari i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako është paraqitur këtë të hënë në SPAK për të dhënë sqarime në lidhje me dosjen ku është i përfshirë ish deputeti socialist Jurgis Çyrbja.

Vangjush Dako u dënua pak ditë më parë nga GJKKO me 2 vite e 8 muaj burg pasi u gjet fajtor për akuzën e shpërdorimit të detyrës të kryer në dy raste gjatë kohës ishte drejtonte bashkinë e Durrësit.

Jurgis Çyrbja u arrestua disa javë më parë me urdhër të SPAK për tre vepra penale: “Tregimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”, “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, nga zbërthimi i komunikimeve në aplikacionin Sky ECC, janë zbuluar së paku 7 raste, ku ish deputeti ka nxjerrë informacione, të klasifikuara si “sekret shtetëror”./abcnews.al