Java e 15-të e kampionatit “Abissnet Superiore” u mbyll me derbin e kryeqytetit Tirana-Partizani. Supersfida e luajtur në stadiumin “Arena Kombëtare” përfundoi në barazim 0-0.
Dinamo City u rikthye te fitorja, pasi mposhti Teutën me rezultatin 2-0.
Egnatia mori fitoren e radhës ndaj AF Elbasanit. Kampionët në fuqi dominuan në shtëpi dhe fituan me rezultatin 3-1.
Laçi mposhti në shtëpi Skënderbeun me rezultatin minimal 1-0. Goli i shënuar në pjesën e parë nga Kouame vulosi fitoren për bardhezinjtë.
Pas një ecurie negative në kampionat, Bylis u rikthye te fitorja në shtëpi. Ballshiotët fituan ndaj Vllaznisë 1-0. /FSHF