Harry Kane po kalon momentin më të bukur në karrierë. Bomberi anglez po kthen në gola çdo top që prek me Tottenham dhe me Anglinë. 26-vjeçari shënoi golin e katërt në fitoren 4-2 kundër Olympiacos. Një rrjetë historike kjo për kapitenin e ekipit të Mourinhos.
Ky ishhte goli i 20-të i Kane në Champions League. Sulmuesi i Tottenham ka vendosur një rekord në kompeticionin më të rëndësishëm për klube, teksa ka kaluar një legjendë si Alessandro Del Piero.
Ish-kapiteni i Juventusit kishte arritur shifrën e 20 golave në Champions në 26 ndeshje të zhvilluara, ndërsa Harry Kane ia ka dalë të arrijë këtë shifër për dy ndeshje më pak, saktësisht 20 gola në vetëm 24 ndeshje. /abcnews.al