Forcat e Policisë së Kosovës janë duke zhvilluar paraditen e sotme një aksion në disa shtëpi të fshatit Varage të Zubin Potokut.
“Si rezultat i një akti terrorist, një pjesë e kanalit të Ibër-Lepencit e cila është cilësuar si infrastrukturë kritike, është dëmtuar seriozisht. Nuk dihet ende sasia e saktë e eksplozivit, por sipas ekspertëve të policisë së Kosovës, të cilët pritet të ndihmohen edhe nga ekspertë të KFOR-it, flitet për rreth 15 kilogramë eksploziv… Momentalisht ka ndërprerje të furnizimit me ujë për disa qytete dhe po ashtu për KEK-un. Momentalisht janë duke u shfrytëzuar rezervat aktuale, por po punojmë që ekipet e angazhuara nga Ibër-Lepenci, KEK-u, ta sanojnë gjendjen, që do të mundësonte KEK-ut të furnizohet me ujë, që është e domosdoshme për funksionimin normal të turbinave të Kosovës A dhe B. Po ashtu prej Ibër-Lepencit furnizohen Zubin Potoku, Mitrovica e Jugut, Veriut, Vushtrria, Drenasi, një pjesë e Prishtinës dhe e gjithë Fushë Kosova. Qëllimi tashmë është i qartë, defunksionimit të jetës në këtë rajon, pamundësimi i shërbimeve elementare dhe shkaktimi i frikës në masë… Është mesazh për gjithë Kosovën, është mesazh shpresoj edhe për partnerët tanë, se elementet terroriste nuk dëshirojnë që paqja të sundojë në këtë pjesë të Republikës së Kosovës. Ata tashmë po deklarojnë se nuk do të ndalen… Është mund të themi lirisht akti më i madh ndaj infrastrukturës kritike që nga përfundimi i luftës në Kosovë”, ka deklaruar ministri.
/ Kosovapress/