Vendimi për lirimin e kreut të PD Sali Berisha nga arresti shtëpiak ishte temë diskutimi mbrëmjen e së enjtes në emisionin “360 gradë” në ABC News.
Avokatja Enida Bozheku thotë se interpretimi i gjyqtares për lirimin para afateve ishte i drejtë, duke marrë parasysh edhe vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese, të cilën e cilësoi si absurd.
Nga ana tjetër, avokati Edmond Petraj shtoi se gjyqtarja mund t’i pushojë edhe akuzën Berishës.
Pjesë nga diskutimi:
Edmond Petraj: Është gjyqtarja më e rëndësishme e procesit. Ajo ka pasur mendimin e saj për të cilin ka dhënë dhe vendim. Do të pritet edhe vendimi I arsyetuar për t’I dhënë më dritë se çfarë është kërkuar.
Enida Bozheku: Kjo historia e Berishës që kur erdhi momenti që nga detyrimi i paraqitjes dhe këmbëngulja e tij për të mos zbatuar ligjin e çoi në arrest shtëpie. Pra, nuk është një arrest shtëpie që vjen si pasojë e një mase shtrëngimi që lidhej realisht me dosjen. E liroi gjyqtarja dhe bëri shumë mirë për një arsye. Përveç afateve dhe kohëve teknike dhe procedurale, dhe po skadonin për punë një muaji, e dyta, jemi në një interpretim mosinterpretim të Gjykatës Kushtetuese. Në atë që ishte vendimmarrja e GJK, absurde për mua, që nga njëra anë thoshte edhe nuk është e drejtë të detyrosh detyrim paraqitje dhe t’i kufizosh lirinë Berishës por është i drejtë indirekt arresti i shtëpisë. Gjyqtarja Davidhi për të evituar çfarëdo lloj, jam e bindur se është konsultuar me ekspertë më të vjetër se ajo që njohin më mirë kuadrin e përgjithshëm të interpretimit normativ. Nëse e ka bërë këtë me kolegët e vet që kanë eksperiencë në këto situata. Diskordancën e interpretimit të gjykatës Davidhi e ka dhënë shumë pastër.
Edmond Petraj: Ka diçka që shikoj te pjesa e GJK, është e drejtë që ishte konfuze. Nuk ishte shumë sqaruese pasi jepte pjesën e parë me masën e sigurisë se pse u dha masa e sigurisë ndërkohë që SPAK se shikonte si pjesë kufizuese sepse e gëzonte lirinë për të vazhduar aktivitetin e tij parlamentar. Ndërkohë që te pjesa e arrestit të shtëpisë e linin pak në dyshim por për mendimin tim është logjike që të kishte masë sigurie se shkeli vendimin e parë, detyrimin për paraqitje.
Enida Bozheku: Jam dakord, por gabimi, nëse duam të vëmë standarte interpretimi ligjor të nivelit më të lartë të mundshëm meqenëse kemi bërë reformën, interpretimi duhej të niste që në filli. Kur ke të bësh me subjekt që kanë imunitet, pavarësisht emrit se kush është, në momentin që i kufizon lirinë, duhet të kalosh nga organ parlamentar. Ky është standarti që duhet të vendoset. Nga moseksperienca u shkel fillimisht. Patën fat se kryeneçësia e berishës I dha një dorë të fuqishme organit.
Edmond Petraj: Ajo që pashë unë më tepër. E para, që një GJK me aq personalitete të larta të fushës. Ajo që unë shoh aty, ishte që nuk mund të rrinte një GJK për të interpretuar…
Enida Bozheku: GJK nuk e interpretoi dhe si mosinterpretim gjyqtarja Davidhi ka bërë interpretim të drejtë duke e liruar para afateve.
Edmond Petraj: Unë e shikoj me problematikë pjesën por me një defokuzim të SPAK, për arsye se do të ketë një surprizë. Mendoj se mund t’i pushojë edhe akuzën kjo gjyqtare./abcnews.al