Arrestohen katër militantë të Hezbollahut pasi kishin hyrë në një zonë të ndaluar, kanë njoftuar autoritetet izraelite.
Zyra e Benjamin Netanyahut deklaroi se kryeministri izraelit dhe ministri i mbrojtjes, Israel Katz, i kishin urdhëruar Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) të mos lejonin hyrjen në zonën pranë kufirit me Libanin e Jugut, në përputhje me fazën e parë të marrëveshjes së armëpushimit, shkruan Sky News.
“Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë arrestuar katër militantë të Hezbollahut, përfshirë një komandant lokal, të cilët hynë në zonën e ndaluar dhe do të vazhdojnë të veprojnë ashpër kundër çdo shkeljeje”, thuhet në deklaratën e zyrës së kryeministrit.
Marrëveshja e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut parashikon një ndalim të përkohshëm 60-ditor të luftimeve.
Forcat e Hezbollahut do të largohen nga pozicionet e tyre në Libanin e Jugut dhe do të tërhiqen në veri të lumit Litani, rreth 30 km në veri të kufirit me Izraelin.