Si rrallëherë më parë vetëm një prej favoritëve ka gabuar mbrëmjen e kësaj të marte në sfidat e vlefshme për xhiron e pestë të fazës ligë të UEFA Champions League, duke arritur fitoret e radhës në elitën e futbollit evropian.
Kështu, Barcelona dhe Bayer Leverkusen kanë mundur të arrijnë fitoret e radhës në Champions, ndaj Brest e Salzburg, me “Katalanasit” që mundën francezët 2-0 pas golave të Leëandoëski e Dani Olmo, ndërsa për “Aspirinat” gjermane mendoi Florian Ëirtz me 2 gola e 2 asiste, si dhe Grimaldo, Schick e Aleix Garcia.
Fitore të mëdha arritën edhe Atalanta e Arsenal, me “Topccinjtë” që fituan ndaj Sporting Lisbon me rezultatin e thellë 5-1, pas golave të Martinelli, Kai Havertz, Gabriel, Bukayo Saka e Leandro Trossard, ndërsa për vendasit golin e nderit e shënoi Gonccalo Inacio, ndërsa “Bergamaskët” fituan me reuzltatin e thellë 6-1 ndaj zviceranëve e Young Boys, ku padyshim protagonistët absolut ishin Matteo Retegui e Charles De Ketelaere, me argjentinasin që shënoi 2 gola dhe belgun që shënoi 2 gola e asistoi 3 të tjerë, ndërsa për shifrat e përgjithshme menduan Kolasinac e Samarzic.
Ndërkaq, të vetmin rezultat zhgënjyes arritën “Qytetarët” e Manchester City të cilët barazuan 3-3 në “Etihad” me holandezët e Feyenoord, me këta të fundit që përmbysën gjithccka me golat Hadj Moussa, Santiago Gimenez e Hancko, në minutatn 75’, 82’ e 89’, ndërsa më herët kishin shënuar Gundogan dhe Erling Haaland, ky i fundit me një dopietë. /i.m /abcnews.al