Në studion e programit ‘ Sheshi I Dollarit’ u diskutua lidhur me tregun e kapitaleve dhe investimet mes investitorëve dhe sipërmarrësve.
Shkëlzen Marku u shpreh gjithashtu se besimi është një aset I rëndësishëm për bashkëpunim dhe një mekanizëm mbrojtës që nëse nje marrëdhënie nuk funksionon, t’i besohet ligjit.
“Problemi më i madh është besimi. Investimi sa më i madh të jetë, është tek besimi që ky mekanizëm do të më prodhojë shumë para. Në Shqipëri dhe kudo në botë, besimi nuk fitohet vetëm më ligje të shkruara në letër, por me zbatim të rregullave dhe transparencë se cfarë po ndodh. Ne nuk kemi transparencvë se cfarë ndodh me kompanitë shqiptare. Po kërkoja bilancet e një kompanie në QKB dhe nuk dilte asnjë bilanc. Ne e dijmë që shumë kompani në Shqipëri punojnë me dy bilance. Nuk kam si ti besoj kësaj kompanie ku nuk ka transparencë dhe krijim të mirëbesimit te pasqyra financiare. Kur bëj një kontratë dhe nuk shkon dicka mirë, ku do shkojmë. Të rrijmë 10 vjet gjyqeve? Kur shumica funksionon në këtë mënyrë besimi vjen. Në themel të vendimarrjes është besimi, interesat në një atmosferë besuese do vazhdojën në të ardhme, po është mekanizëm mbrojtës që nëse nuk funksionojnë ti besoj ligjit.” – u shpreh ai. /abcnews.al