“Sipërmarrësit duan paranë e investitorit, por jo vendimarrjen”/ Marku: Banka është vendi më i besueshëm i shqiptarëve për të lënë paratë

schedule20:34 - 22 Nëntor, 2024

schedule 20:34 - 22 Nëntor, 2024

Në puntatën e sotme të programit “Sheshi i dollarit” u diskutua mbi kursimet e shqiptarëve dhe fushën ku mund të investojnë.
Shkëlzen Marku u shpreh se sipërmarrësit nuk kanë edukimin e duhur mbi sipërmarrjen dhe pranojnë paranë e investitorit, por jo investitorin në vendimarrje.
Sipas tij, banka është vendi më I besueshëm për të lënë paratë në ditët e sotme.

“Shumë nga bizneset kanë problem me partneritetin. Kur merr një hua lë kolateral, ndërsa kur sjell një investitor në biznes je duke ndarë vendimarrjen. Sipërmarrja shqiptare ka shumë problem të sjell një partner ne biznes, shumë biznese duan paranë e investitorit, por nuk duan investitorin në vendimarrje. Unë ngaqë punoj me startup-et e shoh si pengesë kryesore, unë e dua paranë por nuk dua të jap aksione. Ne kemi nevojën që sipërmarrësit të kalojnë në edukim financiar, një pjesë e madhe janë të bërë vetë pa kaluar në sistemin e edukimit mbi sipërmarrjen. Nuk e kemi në Shqipëri, ka fillluar tani në gjimnaze.
Pengesë tjetër e madhe është nga investitorët privat që kanë kursime, por nuk dijnë teknikën, duan ti lënë në bankë të marrin një minimum. Kur më duhet mund të prish interesin dhe i tërheq, ndërsa kur e fus në biznes duhet ta pres në afatgjatë. Futja në investim në biznes e ka bllokuar, mundësia për të pritur është, por ka nevojë për sigurinë.
Shumë nga familjet që kanë kursime dhe i lënë në bankë, nuk do të kenë nevojë për tërë sasinë. Unë I vendos këto paratë në bankë dhe I kam gjysmë të gatshme dhe pjesen tjetër ta investoj për një kohë më të gjatë. Kjo mungesë e dijeve bën që ta lesh këtë sasi duke mos ditur ti investosh. Tani banka është vendi më I besueshëm për ti lënë paratë.” – u shpreh Marku. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!