Gjermania dërgon në Ukrainë të 4,000 dronëve luftarakë të kontrolluar nga sistemet e inteligjencës artificiale, lajm ky i njoftuar edhe nga ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius.
Gjermania premtoi dorëzim korrikun e kaluar. Këta janë drone të aftë për të kapërcyer bllokimin elektronik të armikut.
Në emisionin 360 Gradë” në ABC News, eksperti i Gjeopolitikës, Ledion Krisafi komentoi agresionin rus në Ukrainë, dhe ndikimi i fitores së Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në SHBA.
Ai theksoi se synimi i Rusisë është të marrë sa më shumë territor deri kur të vijë momenti për të nisur negociata pas zgjedhjes së Trump.
“Rusia ka për qëllim të marrë sa më shumë territor. Putin e di që marrëveshja do të shkojë drejt faktit që të marrë territorin që ka pushtuar. Deri kur të fillojnë negociata besoj se Ukraina do ta ketë të vështirë të mbajë Kurskun. Ukraina ka dy vite që godet me drone brenda Rusisë. Para një muaji ka qenë një goditje në një depo municionesh, por nuk është pasqyruar në fushën e betejës”, u shpreh ai.