Tjetër shans për Asllanin/ Inter, mungon Calhanoglu, shqiptari mund të luajë

schedule13:12 - 21 Nëntor, 2024

schedule 13:12 - 21 Nëntor, 2024

Nuk dihet nëse Simone Inzagi do të bindet. Është e qartë se trajneri I Interit nuk ka besimin absolut te Kristian Asllani, por ndoshta kjo e shtunë do të jetë ndryshe.

Zikaltërit luajnë në fushën e Veronës në Serinë A, dhe mungesa e madhe është Hakan Çalhanoglu, I lënduar në sfidën e Turqisë me Malin e Zi.

Inzagi ka tri alternativa, dhe këto janë zëvendësuesi I tij natyral, Asllani, si dhe dy lojtarë që duhet të përshtaten në rol, Barela e Zielinski.

Mesfushori shqiptar nuk ka mundur të jetë titullar në sfidat e mëparshme të këtij edicioni kur Çalha ka munguar, pasi kundër Romës dhe Jang Bojsit u aktivizua Barela, dhe ndaj Juventusit ishte Zielinski.

Gjithsesi, Asllani në atë kohë pati edhe probleme fizike, ndërsa tani është mirë dhe po luan me kombëtaren shqiptare.

Nëse tek Interi nuk ka qenë kurrë që nga minuta e parë, me Silvinjon, nuk ka qenë asnjëherë jashtë formacionit.

Mediat italiane, si “La Gazeta delo Sport” thekson se 23-vjeçari nuk ka bindur plotësisht, por tashmë është në qind për qind të gjendjes fizike dhe ndoshta do t’i jepet shansi në një nga mundësitë e pakta që ka tek Interi për të luajtur nga fillimi.