Dy persona janë arrestuar në Tiranë për dhunë në familje.
Një 62-vjeçar u vu në pranga pasi ka ushtruar dhunë ndaj motrës dhe nipit të tij.
Ndërkaq, një 64-vjeçar u arrestua pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe e ka kanosur atë.
Arrestimi i tyre u krye nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4./abcnews.al