Presidenti francez Emmanuel Macron tha pas një takimi me presidentin kinez Xi Jinping në Rio de Zhaneiro se Kina ka një rol kyç në shmangien e një konflikti bërthamor.
Macron deklaroi se gjatë një takimi me Xi në margjinat e samitit të Grupit të 20 (G20), ai i kërkoi atij që t’i bënte presion Presidentit rus Vladimir Putin për t’i dhënë fund luftës me Ukrainën.
Presidenti francez tha se Kina duhet të shtyjë de-përshkallëzimin pasi Rusia mori një vendim për të rezervuar të drejtën për të përdorur armë bërthamore në rast të agresionit kundër saj duke përdorur armë konvencionale, si dhe për dërgimin e supozuar të trupave të Koresë së Veriut për të luftuar në anën e Rusisë, shkruan Reuters.
Macron deklaroi më herët se administrata e presidentit amerikan Joe Biden mori një “vendim të mirë” duke lejuar Ukrainën të përdorë armë me rreze të gjatë veprimi amerikan për sulme brenda Rusisë.
Ai tha se vendimi i administratës së Bidenit është marrë për shkak të vendosjes së ushtarëve të Koresë së Veriut në Ukrainë./abcnews.al