Dy persona, të cilët ishin shpallur në kërkim dhe dënuar në mungesë, janë arrestuar në Vlorë.
Një 34-vjeçar u vu në pranga, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve.”
Nga dënimi, këtij shtetasi i kanë mbetur për të kryer 2 vjet e 3 muaj.
Ndërkaq, një 21-vjeçar u arrestua, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje.”.
Më datë 24.09.2024, dyshohet se ai ka plagosur me thikë një 23 vjeçar, banues në fshatin Vranishtë, për motive të dobëta./abcnews.al