Shpërthime në Rusi, ukrainasit shënjestrojnë arsenalin e ushtrisë ruse

schedule12:24 - 19 Nëntor, 2024

schedule 12:24 - 19 Nëntor, 2024

Forcat ukrainase kanë goditur arsenalin në qendrën logjistike ruse në Karachev të rajoni rus Bryansk, sipas një njoftimi nga shtabi i përgjithshëm i ushtrisë ukrainase.

Ky sulm vjen në kohën kur autoritetet ruse njoftuar se sulme me dronë janë kryer në rajonin kufitar – duke pretenduar se nuk ka dëme.

Dymbëdhjetë dronë janë shkatërruar mbi territorin e rajonit Bryansk, pretendon ministria ruse e Mbrojtjes.

Guvernatori i rajonit Bryansk, Alexander Bogomaz ka thënë se sulmi nuk ka shkaktuar dëme, kurse banorët e Karachev kanë njoftuar se kanë dëgjuar shpërthime mbi “bazën ushtarake”.