Kremlini: Vendimi i Biden për raketat tregojnë se ai dëshiron të vazhdojë luftën në Ukrainë

schedule11:52 - 19 Nëntor, 2024

schedule 11:52 - 19 Nëntor, 2024

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov thotë se vendimi i administratës së Joe Biden për përdorimin e raketave me rreze të gjatë nga Ukrainë kundër Rusisë tregon se ai dëshiron të zgjasë konfliktin.

“Gjatë fushatës së tij zgjedhore, presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump foli për paqen. Ai nuk foli për luftë. Pra, në të gjitha këto aspekte, ai është në anën e kundërt të administratës Biden. Njerëzit e Bidenit janë gati të bëjnë gjithçka vetëm për t’u siguruar që kjo luftë, për fat të keq, të vazhdojë”, tha Peskov.

Përfaqësuesi i Putinit foli edhe për operacionet ushtarake në Ukrainë, duke theksuar se:

Unë nuk mendoj se është e mundur t’i përgjigjemi pyetjes se kur do të përfundojë. Por e vetmja gjë që mund t’ju them është se do të përfundojë sapo të arrijmë qëllimet tona. Dhe ne duam që kjo të ndodhë sa më shpejt të jetë e mundur”./abcnews.al