Administrata amerikane e Joe Biden ka vendosur t’i japë Kievit dritën jeshile që të godasë territoret e Rusisë me raketat me rreze të gjatë veprimi të dhuruara nga Uashingtoni.
Raportimet e mediave ndërkombëtare thonë se presidenti në largim Joe Biden, i cili deri më tani e kishte parë këtë hap si një hap përshkallëzues, ka ndërruar mendje pasi Moska po përgatitet të përdorë në Luftën kundër Ukrainës trupat Ushtarake të Koresë së Veriut.
Rusia ka bërë të qartë se një hap i tillë do të përshkallëzonte qartësisht luftën mes Moskës, Perëndimit dhe NATO-s.
Ukraina do të ketë mundësinë që pas dritës jeshile të administratës Biden të përdorë sistemin raketor me rreze të gjatë veprimi ATCMS që ka një rreze të gjatë prej më shumë se 300 kilometrash.
Eksperti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare Ledion Krisafi, në një intervistë në emisionin “360 Gradë”, u shpreh se konflikti Rusi – Ukrainë është bërë shumë i vështirë, dhe nuk mund të dilet shumë lehtë nga ky konflikt.
Lidhur me vendimin e presidentit Biden për të lejuar Ukrainën që të sulmojë Rusinë me raketat e tyre me rreze të gjatë, si theksoi se e sheh si një mundësi më shumë për të ndihmuar Ukrainën.
“Kam përshtypjen që nuk ka për të ndryshuar gjë në fushën e betejën. Konflikti është shumë i vështirë për të dalë. Dhe besoj që thelbi është më shumë për të ndihmuar Ukrainën. Një person që është duke e fituar luftën është e vështirë ta ulësh në tavolinë kjo është dilema e Trump. Por sa i përket grupit Houthi nuk mendoj që do të mund të tërheqin forcat amerikane në Lindjen e Mesme”, tha ai.
/abcnews.al/