Familjarë, miq dhe përfaqësues të institucioneve të drejtësisë po bëjnë homazhe në nderim të gjyqtarit Darjel Sina, i cili u nda nga jeta në moshën 45 vjeçare pas betejës me një sëmundjeje të rëndë.
“Homazhet kanë nisur në orën 09:00 dhe do të vijojnë 12:00 dhe më pas arkmorti do të përcillet për në varrezat e Sharrës. Gjatë këtyre orëve, kanë qenë një sërë përfaqësuesish të institucioneve të drejtësisë në vend, që i kanë dhënë lamtumirën e fundit gjyqtarit.”, raportoi gazetarja Gerta Vasku.
Anëtari i Gjykatës së Lartë vuante prej kohësh nga një sëmundje tumoriale dhe për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore ndodhej në intubim në reanimacionin në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”.
Sina u dekretua si anëtar në Gjykatën e Lartë në prill të vitit 2022. Ndërsa më herët mbante detyrën e Komisionerit Publik dhe përfaqësuesit të interesit të publikut në procesin e vettingut./abcnews.al